Kultura

Ekspozita “Rrënjët e shtetit” tregon rrugëtimin e shtetit të Kosovës

Ekspozita “Rrënjët e shtetit” tregon rrugëtimin e shtetit të Kosovës
10 shkurt 2018 • 17 : 12

 Ekspozita “Rrënjët e shtetit” është ndër aktivitetet që kanë shënuar ditën e dytë të festimeve për nder të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ekspozita, kurator i së cilës është Bejtullah Destani, është hapur në orën 15:00, në sheshin “Skënderbeu” dhe përmban 110 fotografi të ballinave të gazetave të botës që kanë raportuar për zhvillimet në Kosovë nga 1968 e deri më 2008.

“Ekspozita tregon rrugëtimin e Kosovës nga demonstratat e vitit 1968, nëpër zhvillimet në vitet 80 e 90, e deri te festa dhe gëzimi i shpalljes së pavarësisë më 2008”, tregon për ekspozitën Ardian Arifaj nga Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Është një rast i mirë të kujtojmë historinë apo për të rinjtë që ta mësojnë historinë e vonë, por të lavdishme të Kosovës”, shtoi ai.

Image 
Image 
Image

© zëri.info