“Zero” është kënga e rebelimit

Kultura January 15, 2018 - 09:14

Këtë radhë në rubrikën javore “Rrëfej përmes muzikës”, prezantojmë muzikantin Arbër Krasniqi.

Krasniqi është kompozitor i këngës dhe muzikës për film e teatër. Gjithashtu tekstshkrues dhe vokalist i muzikës rok.

Arbëri është pjesëtar i rok- grupit “The Poor”, të formuar në vitin 2003.

Ai aty është bas -kitarist dhe vokalist në shoqërimin e Samir Hysenit në kitarë dhe Vullnet Krasniqit në bateri.

Në rubrikën e gazetës  “Zëri” ai ka zgjedhur të na flas për dhjetë krijime e tija muzikore. Shumica e këngëve të tij janë në gjuhën angleze.

You

Kënga "You" është një dialog i bërë  në vetmi, ku të pathënat thuhen pasi që gjithçka ka përfunduar. Kënga flet për një jetë të zakonshme e të lumtur qe një çift do ta kishin, po të ishin. Pjese nga teksti janë vargjet si:  “I ulur pranë një cope letre, mundohem te shkruaj për ty /O shpirt a e di?... Unë të dua ty!.../Kemi mundur të notojmë ne liqe/Të vrapojmë në shi/Të përcjellim perëndimin/E të presim lindjen...”

https://www.youtube.com/watch?v=Qf2itfMXDfc

Zero

Kënga e titulluar “Zero” vije si një protestë e klithmë mbi politiken e kohës sonë që nga paslufta e këndej, e cila një gjeneratë të tërë të rinjsh e ka shuar, madje edhe nga ëndrrat e tyre për jetën, madje duke lënë shumë të tjerë pa bukë e pa shpresë. Kjo këngë më pëlqen shumë, sepse shpërfaqë kohën tonë në realitetin e njëmendët.

https://www.youtube.com/watch?v=6njZXALocU8

I wish

Kjo kënge është tekst i Billy Taylor and Dick Dallas, e cila flet për dëshirën për një jetë më të qetë, me më shume dashuri për njeriun, rrethin.  Kjo këngë flet për një botë pa luftë e pa dhunë. Kjo këngë flet për një parajsë mbi tokë. Fragmente nga kënga thonë: ”Do të doja të dija se si është të jesh i lirë/ Do të doja t’i thyej tërë këto zinxhirë që më mbajnë të lidhur/ Do të doja të thoja gjithçka që duhet të them/T'i them me forcë e kjartësi që krejt bota t’i ndijë...”.

http://https://www.youtube.com/watch?v=QG4dgh_-mDg

Memories

Është një këngë, e cila flet për dashurinë e pakusht ndaj dikujt e cila vyshkë çdo gjë. Për lakminë, e cila çon në humnerë. Një varg i kësaj kënge thotë: "E di që t’i dhashë të gjitha, e tash s’ke për çfarë të luftosh".

https://www.youtube.com/watch?v=782BfpKBwzA

Ice and butterflies

Kjo këngë flet për një dashuri të pastër, të një individi në një botë të udhëhequr nga njerëz të marrë, ku dashuria mësohet përmes një skripte, ku njerëzit digjitalizohen, ku ndjenjat humbin dhe humanizmi ikën. Kur këngët jetojnë si fluturat, kur dashuria jeton sa akulli.

https://www.youtube.com/watch?v=wJpMmmqWlFY

Alone

Është një këngë që flet për vetminë dhe për ndërtimin e një karakteri të fortë të pas një humbje të një lidhjeje...duke fituar me gëzim vetminë si triumfin modest.
https://www.youtube.com/watch?v=1YOhDT_ojMs


I Need love

Një tekst i shkruar në vitin 2003 vije në një melodi moderne, me një përzierje të zhanrit raegge, e cila flet për një njeri që e sheh veten si një melodi e vetmi, si një problem që zgjidhet pa filluar ende. Për një trup që dëshiron përqafim, për një shpirt që dëshiron një puthje, për një qenie që do përgjigje e bekim...

https://www.youtube.com/watch?v=SbV0cjO0pbg

T'kam falë

Një tekst i shkruar nga Arta Krasniqi-Sejdiu, i kompozuar e kënduar nga unë flet për një narracion të pikëllimit e pajtimit mbi fatin njerëzor.  Mbi një "dashuni t'kalbun" e cila "veç shpirtin ma grryejti”. Kënga thotë: “T'kam pa në sy e të kam falë...Se vetën se kam pa. Në sytë e tu t'dërrmuem prej jetës: T'kam falë, e t'fali prapë. Që kurrë e imja s’ke me kanë"

https://www.youtube.com/watch?v=clX_6yjxN0A

Unë e ti

Kënga “Unë e ti” flet me nostalgji për një dashuri e dy njerëz të cilët nga frika për humbje humbin gjithçka. “E tash bredhim, rrugëve që të dy, duke menduar si jemi ne të dy...Ëndërruam me mall. Shkove ti, më le në vetmi. Tash je penduar, por mua shpirti më është dërrmuar. Tani s’kam forcë...të marr frymë!”, thotë kënga.

https://www.youtube.com/watch?v=Er27kvofiIE

You made me happy

Kënga “You made me happy”  është një këngë me një ritëm të shpejtë e me nostalgji. Ajo sjell vargje si: "Më kujtohet kur qeshje me lot!  Sa më mungon ajo shije e lotit tënd...Momentet e heshtura, netët pa gjumë...Dashurinë që e kishim ajo humbi dhe ndjej pikëllim”.

https://www.youtube.com/watch?v=baGJhLXk0Oc

/ZËRI/