Kadare fitues i çmimit 'Nonino 2018'

Kultura January 10, 2018 - 13:49

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare është shpallur fitues për edicionin e vitit 2018-të të çmimit “Nonino”, shkruan zeri.info.

Me këtë çmim vlerësohen figura të mëdha të kulturës botërore nga një juri e kryesuar nga Nobel V.S. Naipaul. Lajmi është bërë i ditur në mediet italiane, menjëherë pas laureimit të Kadaresë, ndërsa ceremonia e çmimit do të zhvillohet në Ronchi di Percoto, në Udine më 27 janar. Cmimi do t’i jepet shkrimtarit Ismail Kadare nga Claudio Magris, një anëtar i jurisë.

Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.

Vepra e tij është përkthyer në mbi dyzet gjuhë të huaja. Zëri