Transformo idenë tënde në biznes social dhe fito 5000 EURO

Kultura January 09, 2018 - 13:27

Së fundmi, UNICEF Innovations Lab Kosovo ka hapur thirrjen për aplikim për punëtorinë StartUP, që ka për qëllim fuqizimin e rinisë përmes nxitjes se kulturës së ndërmarrësisë, raporton ‘Zëri.info’.

Kjo punëtori ka për qëllim zgjidhjen e problemeve në shoqëri për grupet e ndryshme në nevojë.

Kjo punëtori, parashikohet të mbahet prej datës 19 deri 21 janar 2018. Pjesëmarrës do të jenë të rinj dhe adoleshentë.

Më poshtë mund të gjeni të plotë thirrjen për aplikim me të gjitha detajet e nevojshme:

Keni ndonjë ide për një biznes social që do të mund të përmirësonte kushtet në komunitetin tuaj?

UNICEF Innovations Lab Kosovo ka lansuar thirrjen për aplikim në StartUP: Punëtoria për Ndërmarrje Sociale, që ka për qëllim nxitjen e kulturës së ndërmarrësisë dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme në shoqëri për grupet e ndryshme në nevojë.

Në këtë punëtori, që do të mbahët më datat 19 deri 21 janar 2018, të rinjtë dhe adoleshentët do të mësohen të përdorin teknika adekuate për zhvillim të qëndrueshëm të modelit të biznesit, në mënyrë që të krijojnë produkte apo shërbime me ndikim social.

Pse të aplikoni?

Merrni përkrahje që përfshinë:

-Deri 5,000 Euro financim;

-Qasje në hapsirë për të bashkëpunuar me ekipin e juaj;

-6 muaj mentorim nga profesionistë;

-Mbështetje për zhvillimin e produktit/shërbimit nga Innovations Lab Kosovo;

-Mbështetje në marketing dhe komunikim nga Innovations Lab Kosovo.

Aplikoni në: www.kosovoinnovations.org/startup

Afati i fundit për të aplikuar: 11 janar, 2018

Dëshironi të dini më shumë për UNICEF Innovations Lab Kosovo apo të shprehni mendimin tuaj? Vizitojeni faqen zyrtare te Laboratorit: ëëë.kosovoinnovations.org. Gjithashtu na u bashkëngjitni ne:

Facebook: www.facebook.com/kosovoinnovations/

Twittter: www.twitter.com/kosinnovations/

Instagram: www.instagram.com/kosinnovations/

### Për UNICEF-in

UNICEF-i promovon drejtat dhe mirëqenien e secilit fëmijë në çfarëdo që bëjmë. Së bashku me partnerët tonë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për të shndërruar këtë përkushtim në veprim praktik, përqendrim të përpjekjeve të posaçme për të depërtuar tek fëmijët më të ndjeshëm dhe më të përjashtuar për përfitim të të gjithë fëmijëve, kudo.

### Për Innovations Lab

Njësia e UNICEF-it në Kosovë, Innovations Lab, filloi punën në Kosovë në vitin 2010. Përbëhet nga një ekip shumë-disiplinor që punon në sektorë dhe fusha të ndryshme për të identifikuar metodat, partnerët, teknologjitë e reja informative, për të ndikuar në ndryshim përmes komunikimit dhe duke fuqizuar rininë të bëhen agjentë të ndryshimeve dhe partnerë në ndjekjen tonë të një bote më të përshtatshme për fëmijë. Programet e Innovations Lab implementohen në bashkëpunim me OJQ-në Peer Educators Netëork (PEN).

www.kosovoinnovations.orgImage