'Tapeti i kuq' në të zeza

Kultura January 09, 2018 - 12:30

Ceremonia e çmimeve Golden Globe, mbajtur këtë fundjavë që shkoi në Hollywood, ishte e para që nga shpërthimi i lëvizjes “METOO” dhe të shumë ishin aktorët e famshëm që treguan solidaritet duke u veshur me të zeza, transmeton 'Zëri.info'. 

Synimi ishte refuzimi i zbukurimeve dhe shfaqja e një solidariteti solemn. Time’s Up, ishe iniciativa pas të cilit fshihej mesazhi i fuqishëm i këtij viti. Përmes veshjeve e fjalimeve të kësaj mbrëmje të pranishmit i dërguan një mesazh të miliona njerëzve në të gjithë globin.

Time’s Up është një projekt e kundër ngacmimeve seksuale i themeluar në vitin 2018 kundër sjelljeve të Weinstein. Më parë këtë muaj, aktoret si Reese Witherspoon, Tracee Ellis Ross dhe Brie Larson filluan iniciativën #TimesUp, një plan veprimi, i cili promovon barazinë gjinore dhe racore në të gjitha industritë. Disa nga yjet erdhën tërësisht në të zeza ndërsa të tjerët e thyen pak këtë ngjyrë. Shumë prej tyre gjithashtu vendosën në veshjet e tyre një shenjë të vogël në të cilën shkruhej “Time’s Up”.

“Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, ishte filmi që mori çmimin kryesor në Golden Globe, e pas tij, seriali i HBO “Big Little Lies”.

CNN shkruan se gratë këtë vit morën qendrën e vëmendjes duke fituar më shumë çmime se çdo vit tjetër. /ZERI/