'Vijnë vaporat', kënga e kujtimeve me gjurmë të thella

Kultura January 08, 2018 - 12:39

Rubriken “Rrëfej përmes muzikës” në vitin 2018 e nisim me këngëtaren Besiana Mehmedi. Lista e këngëve të saj të preferuara përbëhet kryesisht nga krijime muzikore të njohura shqiptare, të cilat Mehmedi i lidh me kujtimet e saj dhe pika të caktuara të karrieres së saj muzikore.

“Një banesë një dhomëshe”

“Një banesë një dhomëshe”, këngë për fëmijë e interpretuar nga idoli i shumë fëmijëve të viteve 80-90, Adelina Ismaili. Më kujto fëmijërinë time shumë të lumtur bashkë me vëllaun tim Mentorin në banesën njëdhomëshe në Bregun e Diellit. Këtë këngë e kam kënduar çdo ditë pas ardhjes nga puna të dy prindërve të mi.

“Pse jemi të ndarë”

“Pse jemi të ndarë” këngë e Raudh Dhomit, kënduar nga një zë brilant tek fëmijët e gjeneratës sime 1982, Dardan Bakraqi. Këtë këngë e kam kënduar nga klasa e V-të deri në  klasën e VII-të, në ndjera pafund të miqve të babait tim në mesin e të cilëve kam patur fatin të njoh: Rexhep Qosjen, Ukshin Hotin,  Besim Bokshin, Arbër Xhaferrin, gazetarë të shumtë dhe kompozitorë e këngëtarë në mesin e të cilëve Xhevdet Gashin e Ilir Shaqirin para të cilëve shpesh si e re e këndoja këtë këngë e shoqëruar nga babai im në “Hanin e dy robertëve” dikur. Kjo këngë tregonte në njëfarë forme vuajtjen e të gjithë fëmijëve dhe dëshirat e etërve tanë në Kosovën e paraluftës.

“Vijnë vaporat”

“Vijnë vaporat” e vetmja këngë që babai im Qani Mehmedi dint eta këndonte dhe gjithnjë kërkonte shoqërim. Sot kur babai më ka lënë e kam shumë të vështirë ta dëgjoj e aq më pak ta këndoj megjithatë është një këngë që ka lënë gjurmë të thella në jetën timë, këngë antologjike që flet shumë për fatin tonë si shqiptarë.

“Janinës ç’i panë sytë”

“Janinës ç’i panë sytë” këngë që e dëgjoj në versione të ndryshme dhe që e kam sjellur shumë shpesh të interpretuar në mënyrën time, për mua një prej këngëve historike shqiptare.

“Falmë”

“Falmë” këngë e kompozuar dhe interpretuar nga kompozitori Adrian Hila, një prej këngëve më të bukura që flet për mungesat e panumërta të babait në shtëpi i cili kërkon falje. Për fat të mirë babai im që ishte dhe mbetet përjetësisht dashuria më e madhe në jetën time, dhe pse ishte gjatë tërë kohës në terren dhe me një karrierë të ngjeshur unë kam kaluar pjesën më të madhe të kohës me të. Kur emocionohem shumë dhe më mungon dëgjoj këtë këngë dhe mundohem të kërkoj falje për cdo dhimbje e shqetësim që i kam shkaktuar.

 

“Im Alive”

“Im Alive” Celine Dion që kë kujton kohën e studimeve dhe muzikën e shumtë që kemi dëgjuar si gjeneratë nga Celine Dion. Kjo këngë më jep forcë dhe në ditët më të këqija të jetës. Pavarësisht të gjithave njeriu duhet të kuptojë se po jeton dhe jo ti kalojnë ditët si pa kuptuar.

“Una furtiva lagrima”

“Una furtiva lagrima” romancë nga opera “Lelesir damore” e Donizzetit  interpretuar nga Pavaroti që flet për të gjitha dashurirtë e mëdha dhe sakrifivat në emër të saj. Fundja po mos ishte dashuria bota do të rrënohej tash e sa shekuj më parë.

“Senza Pieta” – Pa mëshirë

“Senza Pieta – Pa mëshirë” nga Ana Oxa e interpretuar në San Remo 1999, vit i pasluftës në Kosovë . Kam dëgjuar cdo gjë nga zëri revolucionar i Anës dhe mbetet kjo këngë që e dëgjoj shumë shpesh. Njëkohësisht ky vit lidhet me daljen time të parë në skenë të festivalit “ Nota fest” 1999.

“Carmen” Bize”

Opera “Carmen” Bize” posaqërisht ariet “Habanera” dhe “Seguidila” që janë sinonimi më I mirë i komerciales me artistiken. Jo rastësisht në repertoarin operistik mbeten ndër ariet më të njohura. Si mezzosoprano që jam mbeten ariet më të dashura të cilat në cdo kohë I dëgjoj dhe I interpretoj me shumë kënaqësi.

Kryeveprat botërore

Dëgjoj me ëndje cdo gjë nga kompzitorët botëror “Moonlight” të Bethovën, Rapsodi numër 2 e List që na vërteton se burimi i shpirtit të cdo krijuesi është elementi autokton, “Nesun Dorma” nga “Turandot” Puccini , “E luce vanle stelle” nga “Toska” Pucini, “Ave Maria” Shubert”, Serenata” Shubert, “ Ëndërr e një nate vere” Mendelson” Valët e pranverës” vals nga Shopen” “ Vlas nr 2” Shostakovic e shumë të tjera.