'Zëri i zemrës' i Stina Binakaj triumfuese në festivalin 'Cicërimat buzë Ibrit' në Mitrovicë

Kultura December 29, 2017 - 11:14

Stina Binakaj,vajze simpatike, e ëmbël e talentuar, nxënese e shkollës së muzikës “Ardhmeria” në Deçan e cila aktualisht është shkolla më serioze dhe ndër më të suksesshmet në Kosovë, ishte triumfuese në Festivalin”Cicerimat buzë Ibrit” në Mitrovicë.

Stina ishte në konkurim më fëmijë nga Mitrovica, Prishtina, Ferizaj e Kërçova duke marrë e vetmja dy çmime të rendësishme.

Stina ishte e veçantë  në paraqitje skenike e në interpretim të një  kënge shumë  profesionale të realizuar e inçizuar në Tiranë nga profesionistët Suela Tukaj- autore teksti, Shkodrani Talaj- kompozitor , Jetmir Mehmeti- orkestrues.

Image


Stina me plot meritë mori cmimin për "Prezantim Skenik" për cfarë dhanë kontribut katër vajza të shkollës ”Ardhmeria”: Engji Mustafaj, Yllka Berisha, Flutra Lokaj e Albina Demhasaj dhe cmimin më të lartë të jurisë për krijime të reja që ishte "çmimi special" i festivalit. 

E veshur më shije dhe më buzeqeshje engjëllore Stina arriti të rrëmbëjë zemrat e publikut dhe jurisë. Ne këtë festival u interpretuan 7 këngë të dëgjuara” live” dhe 10 krijime të reja në mesin e të cilave “Zeri i zemres” i Stina Binakaj ishte jashte çdo konkurence dhe fitues absolut.