“NET/RRJET” sjellë 13-të artistë në edicionin e 10-të

Kultura December 01, 2017 - 11:26

Sonte në Galerinë e Fakultetit të Arteve, në Universitetin e Prishtinës, hapet edicioni i dhjetë i ekspozitës “NET/RRJET”, kuruar nga artistja Majlinda Kelmendi, shkruan "Zeri.info"

Kjo ekspozitë sivjet mbledh rreth vetës gjithsej trembëdhjetë artistë, të cilët  janë: Agim Sulaj, Katerina Belkina, Irina Gabiani, Albana Ejupi, Erza Gjonbalaj, Kaltrina Vrajolli, Dean Tafaj, Bes Hoxha, Roland Kabashi,Frederik Berisha, Berna Blakqori, Naim Geci, Abetare Syla. Ekspozita titullohet “Të lutem vërtetoje që s’je robot!”.

“Rritja e makinerive dhe inteligjenca artificiale është bërë kërcënim për botën në gjithë aspektet e saj. I njëjti skenar pasqyrohet dhe në botën reale me sferat të cilat janë përgjegjëse për mirëqenien e njeriut, por që në fakt dëmtojnë komunikimin dhe realizojnë veç funksionimin. Vërtetoje që s’je robot është vërtetimi që i përket një njeriu që premton shumë në botën online si një problem i madh për t'u përmbushur në realitet. Përfshi këtu të gjithë aspektet e jetës, fekondimin artificial, mënyrën e sjelljes, komunikimin, mendimet kolektive pa identitet personal. Iluzioni dhe realiteti në deformimin ekstrem. Origjinale apo jo, ne boten e artit !?”, thuhet në konceptin e ekspozitës.

Ekspozita hapet më 1 dhjetor, me fillim nga ora 19:00, në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë./ZERI