“Ndërmjet të pamundurës dhe paarritshmes” në galerinë “Qafa”

Kultura November 23, 2017 - 15:57

Galeria e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë kësaj radhe hap dyert për ekspozitën personale të një piktoreje të re, shkruan zeri.info. Bëhet fjalë për piktoren Emiranda Beka, e cila më 23 nëntor hapë ekspozitën e saj personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa”.

Beka prezanton para artdashësve ekspozitën të cilën e ka titulluar “Ndërmjet të pamundurës dhe paarritshmes” dhe e cila që vjen e kuruar nga Ilir Muharremi, ndërsa financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Pikturat e artistes së re janë një vallëzim ngjyrash të pastra të krijuara nga spontaniteti, dhe shtrihen mbi një spektër të gjerë dhe të kontrollueshëm nga talenti i saj. Të gjitha objektet përcjellin emocion, sfidë dhe ndërmjet tyre e pamundura, e parritura përplasen mbi abstrakten dhe bëhen objektive”, është shprehur kuratori i kësaj ekspozite Ilir Muharremi.

Ekspozita hapet më 23 nëntor me fillim nga ora 19:00 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës. “Ndërmjet të pamundurës dhe paarritshmes” do të qëndroj e hapur për vizitorë për një muaj. Zeri

Image