Cineplexx sjell javën e filmit frankofon me filma FALAS

Kultura November 20, 2017 - 13:12

Ambasada Franceze në Kosovë dhe Cineplexx kanë prezantuar edicionin e 17-të të javës së Filmit Frankofon në Kosovë.

Hapja e festivalit do të jetë të hënën, më 20 nëntor në orën 19:00 në Cineplexx. Për këtë mbrëmje, filmi Jalouse nga David dhe Stéphane Foenkinos do të paraqitet nga vetë regjisorët.

Image


Aktivitetet do të vazhdojnë, me shfaqje të filmave FALAS për publikun, prej 20 deri me 23 nëntor çdo mbrëmje në orën 19:00.

Me 21 nëntor do të shfaqet filmi “Polina” i cili ka të bëjë me një vajzë të re e cila studion baletin klasik, ndërkaq me 22 nëntor shfaqet filmi “The Umbrellas of Cherbourg” që ka të bëjë me një grua të re të ndarë nga partneri përshkak luftës, e cila ballafaqohet me një vendim që ndryshon jetën e saj.

Image

“The Dancer” do të jetë film i rradhës i cili do të shfaqet me 23 nëntor i cili ka të bëjë rreth marrëdhënies të komplikuar së Loie Fuller me rivalen e saj Isadora Duncan. Java do të përmbyllet me filmin. Java do të përmbyllet me filmin “French Cancan” e cila kronikon ringjalljen e vallëzimit më të famshëm të Parisit, duke tregouar historinë e një producent teatri,i i cili e transformon një pastruese në një yll në Moulin Rouge.

Image

Të gjithë do të keni mundësi t’i shikoni disa nga filmat më të mirë francez këtë javë FALAS.

Për më shumë informata, klikoni KËTU.