Anulohet shfaqja e dokumentarit serb kundër shqiptarëve në Stokholm

Kultura November 16, 2017 - 22:57

Dokumentari “Kosovo, a Moment in Civilization” i regjisorit serb, Boris Malagurski, që planifikohej të shfaqej në ABF të Stokholmit është anuluar, transmeton Klan Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Salih Shala përmes një njoftimi në Facebook, ku ka njoftuar se i ka bërë kërkesë ABF-së për të mos e lejuar një shfaqje të tillë në qendër të Stokholmit.

Ai pohon se sot ka marrë përgjigje nga shefja e komunikimit nga ABF për anulimin e këtij dokumentari pasi që ky dokumentar nuk e reflekton barazinë dhe të drejtat e njeriut që sundojnë në Suedi.

“Boris Malagurski, regjisori serb ka pas plan me e shfaq dokumentarin plot urrejtje ndaj Shqiptarve ”Kosovo – a moment in civilization” ne ABF ne Stokholm, te ftuar kan qene media, ambasada e Rusise, Greqise, Spanjes etj ne Stokholm”.

“Kete dokumentar mes tjerash e kan perdor ne lobim kunder anetarsimit te Kosoves ne Unesco. Pas kerkeses qe i kom bo ABF-it mos me leju shfaqje te tille ne qender te Stokholmit sot mora pergjigje prej shefices te komunikimit qe ua kan anuluar te drejten e shfaqjes kafsheve sepse dokumentari nuk reflekton barazine dhe te drejtat e njeriut qe sundojne ne Suedi”.

Më poshtë mund ta lexoni statustin e tij të plotë: