Interesim i lartë për filmin A Bad Moms Christmas, mbi 850 bileta të shitura në Cineplexx

Kultura November 07, 2017 - 18:16

Me 9 nëntor, Cineplexx do të organizojë sërish eventin Ladies Night, këtë herë me filmin e shumëpritur
komedi “A Bad Moms Christmas”.

Qysh në fillim, interesimi ka qenë shumë i madh për këtë film, duke e marrë parasysh që është pjesa e
dytë e një franzhize shumë të suksesshme. Pa dyshim, edhe aktoret e njohura si Mila Kunis, Kristen Bell,
Kathryhn Hahn dhe Christine Baranski janë arsye e interesimit për këtë film.

Image


Cineplexx për këtë film, do të organizojë eventin Ladies Night, ku përveq premierës së “A Bad Moms
Christmas” do të ketë mbi 50 shpërblime që do të dhurohen gjatë natës. Këto janë shpërblimet që
Cineplexx me partnerët do t’i dhurojnë:
25 Gift Cards në vlerë prej 25€ nga Adopt' Kosova
10 Gift Cards në vlerë prej 20€ në PARFOIS
10 Gift Cards në vlerë prej 20€ në SIX
20x dhurata nga Bioblas

Image


Momentalisht, janë shitur mbi 850 bileta, ndërsa interesimi vetëm po rritet. Për këtë arsye, Cineplexx ka
hapur 7 termine vetëm për këtë natë. Oraret mund t’i shihni këtu: https://goo.gl/TQA4xX
Gjatë kësaj nate do të ketë edhe çokollata FALAS për të gjithë nga Matisse, si dhe pije FALAS.
Biletat mund t’i blini çdo ditë në Cineplexx prej orës 15:15. Nxitoni sepse numri është i limituar!