Bardh Frangu nga Kosova fitues i çmimit 'Ditët e Naimit'

Kultura October 22, 2017 - 16:11

Pas leximit të krijimeve të tyre, në orën e madhe letrare "Globi poetik", juria e Festivalit, ndau edhe çmimet kryesore, pas atij të laureatit "Naim Frashëri", të cilin e fitoi poeti amerikan George Vallace, shkruan zeri.info.

Çmimi "Ditët e Naimit" iu nda Bardh Frangut (Kosovë), çmimi "Menada" iu nda Tonia Passala (Kataloni/Spanjë), çmim "Qiriri i Naimit" iu dha Sema Guler-it (Turqi), çmimi "Silke/Liria" iu dha Nivedita Lakhera (Indi) dhe çmimi "Oneumi" iu dha Blejfore Qose (Shqipëri).

Ndërsa titullin Anëtar Nderi i Festivalit e mori poetit i njohur nga Greqia, Dinos Koubatis.