Gati për Festivalin e Teatrit në AAB

Kultura October 13, 2017 - 08:49

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Prishtina International Theater Festival”, i cili është themeluar në hapësirat e Teatrit AAB “Faruk Begolli”, në qershor të vitit 2017, ka shpalosur programin për këtë edicion.

 Në skenën e këtij teatri, do të shfaqin punën e tyre artistike trupa teatrore të vendeve e të rajonit. Festivali fillon më datë 16 tetor dhe zgjatë deri më datë 21 tetor. Këto data janë rezervuar për gjashtë shfaqje të mrekullueshme nga vendi dhe rajoni.

“Dhe jetuan të lumtura…?” nga Kroacia, “Shërbëtoret” nga Bullgaria, “Vdes siç vdes një vend” nga Shqipëri, “Speak medea” nga Irani, “Darka e Thërrimeve” nga Maqedonia, “Armiku i Popullit” nga Kosova dhe “Shenjtorja e errësirës” nga Kroacia, janë shfaqjet që do të mirëpriten përgjatë këtij edicioni të parë të festivalit.

Drejtoresha artistike e Festivalit, Burbuqe Berisha ka konfirmuar se po bëhen aktivitetet përfundimtare për fillimin e festivalit dhe se gjithçka është pothuaj e gatshme për datën 16 tetor, kur do të jetë hapja zyrtare.