Kultura

‘Elida’ futet në listën e trashëgimisë kulturore

‘Elida’ futet në listën e trashëgimisë kulturore
12 tetor 2017 • 16 : 31

Ëmbëltorja “Elida” qe ndodhet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë është futur në listën e trashëgimisë kulturore.

Ëmbëltorja “Elida”, është një prej lokacioneve që është frekuentuar nga shumë njerëz të njohur të artit e kulturës, sidomos duke kujtuar vitet e 90-ta, aty ku është mbledhur elita kosovare, shkruan zeri.info.

Ky vend është frekuentuar nga Ibrahim Rugova, sikurse edhe shumë shkrimtarë e artistë të tjerë Lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje te Përkohshme për vitin 2017-2018 përfshin gjithsej 1567 asete, prej tyre 46 të reja sipas kategorive me sa vijon: 14 asete te reja në trashëgiminë arkeologjike, 23 asete në atë arkitekturore, dy asete në trashëgiminë e luajtshme dhe shtatë asete të reja në trashëgiminë shpirtërore, ndërsa për pejsazhet kulturore nuk ka pasur propozime te reja Këtë vit, Lista është plotësuar edhe me asete te reja nga fusha e trashëgimisë shpirtërore, kategori kjo që nuk ka qene e dokumentuar, hulumtuar, studiuar dhe promovuar sa meriton.

Në mesin e shumë propozimeve, në Listë janë përfshirë: Vallet e Karadakut, Jeta dhe Veprimtaria gojore e Xhemajl Abrisë, Kërcimet e Drenicës, Sofra Pejane, Ushqimet tradicionale dhe Lojëra tradicionale. Gjithashtu, për këtë kategori janë shqyrtuar edhe dy propozime si Veprimtaria e SH.K.A. “Agimi” në Prizren dhe Zejet artistike, e për te njëjtat Grupi punues ka kërkuar informata plotësuese para përfshirjes në Listë. Zëri

© zëri.info