Kultura

Lorik Sylejmani prezanton “Historinë e Dizajnit dhe Multimedias”

Lorik Sylejmani prezanton “Historinë e Dizajnit dhe Multimedias”
06 tetor 2017 • 08 : 17
Argjenda Selmani

Në muajin shtator ka dal në shtyp libri “Histori e Dizjanit dhe Multimedias” i profesor Lorik Sylejmanit, që mëton t'iu dalë në ndihmë të gjithë atyre që merren me këtë fushë. Sylejmani për “Zërin" tregon se ky formati i këtij libri është jokonvincional dhe ka 250 faqe të tëra në kolor.

“Është një libër, në të cilin kam punuar kohë pas kohe më shumë se 10 vite. Ideja e formësimit të këtij libri ka ardhur nga koha kur e kam punuar emisionin Aveny, në të cilin shtjelloja punën artistike të artistëve dhe rrymave të ndryshme të artit. Pas emisionit jam ftuar nga një fakultet i artit privat në Prishtinë që ta formësoj dhe ideoj për ligjërim të njëjtën lëndë. Kjo lëndë nuk është dhënë gjerë atëherë pothuajse as në shumicën e vendeve të regjionit, e as në Kosovë. Përveç temave oficiale, të cilat duhej të shpjegoheshin sipas rendit dhe rëndësisë në historinë e dizjanit, unë pata vendosur të zgjeroja me më shumë tema bashkëkohore lëndën në mënyrë qe t’ia bëja sa më atraktive studentëve dhe me këtë kam arritur sukses. Kam punuar në të një periudhë intensive dhe për nevoja të studentëve e kam publikuar si dispencë. Në këtë libër të botuar këto ditë temat e historisë së dizajnit, të cilat i kam shpalosë, i kam rishkruar apo ri-përmbushë me të dhëna nga hulumtimet e vazhdueshme nga librat, vizitat nëpër muzetë dhe galeritë e botës, të cilat i kam vizituar, po ashtu e kam zgjeruar për disa njësi të reja mësimore, por një pjesë bukur e madhe e librit përmban shkrime të miat autoriale, por edhe të autorëve dhe kritikëve të njohur të dizajnit, të marra nga revistat prestigjioze për dizajnin si dhe nga hulumtimi në internet. Po ashtu, libri përmban edhe pjesën e dytë, në të cilën paralelisht kam punuar dy vite dhe ka te bëjë me Historinë e Multimedias, principet e saj dhe disa nga emrat më emninent që e formësuan këtë lloj arti në lëvizje artistike. Kjo pjesë përmban edhe dy intervista të mijat me dy përfaqësues të njohur të artit botëror”, tregon Sylejmani.

Libri është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë përfshinë “Historinë e dizjanit”, ku jepen konceptet  për dizajnin si nevojë për masën, pionierët e dizajnit; dizjani në histori, duke filluar nga shpella e Altamirës e deri te fundi i pjesës së parë, ku prezantohen 10 shpikjet apo dizjanet më të njohura të Da Vinçit. Në pjesën e dytë të “Historisë së Multimedias” flitet për historinë e artit konceptual, duke filluar nga vido, videoinstalacioni, fotografisë si koncept, e ne veçanti prezantohet puna dhe biografia e disa nga artistët më eminent. Pjesa e fundit i kushtohet dizajnit arkitektonik, jo funksionit arkitektonik, por amaballazhës së saj, me fjalë tjera formës arkitektonike – fasadës së dizajnuar.

 

 

 

© zëri.info