Pse Ishiguro fitoi Nobelin për Letërsi?

Kultura October 05, 2017 - 15:39

Në shpjegimin e Akademisë Suedeze thuhet se Ishiguro është shpërblyer për arsye se “në novelat e tij me forcë të madhe emocionale, e ka zbuluar humnerën përfundi ndjenjës sonë iluzore të ndërlidhjes me botën”.

Letërsia e Ishiguros ndërlidhet me temat e kujtesës, kohës dhe vetëmashtrimit.

Veprat e tij më të njohura janë “The Remains of the Day” (Mbetjet e ditës) dhe “Never Let Me Go” (Kurrë mos më le të shkoj), njofton Klan Kosova.

Ishiguro është përkthyer edhe në shqip.

Image

Në kopertinën e përkthimit shqip nga shtëpia botuese Pegi, shkruan:

“Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë. Keti prej shumë kohësh e kishte hedhur pas të shkuarën e saj, deri kur dy nga miqtë e vet të Heilshamit kthehen sërish në jetën e saj dhe ajo nuk arrin t’i bëjë më ballë rikthimit të kujtesës”.

Image

Image