Kazuo Ishiguro, laureati i çmimit Nobel për Letërsi

Kultura October 05, 2017 - 13:06

Shkrimtari Kazuo Ishiguro është fitues i çmimin Nobel për Letërsi sivjet, raporton "Zeri.info".

Kazuo Ishiguro u lind më 8 nëntor 1954 në Nagasaki të Japonisë. Familja u transferua në Mbretërinë e Bashkuar kur ai ishte pesë vjeç; ai u kthye për të vizituar vendin e tij të lindjes vetëm si një i rritur.

Në fund të viteve 1970, Ishiguro u diplomua në Anglisht dhe Filozofi në Universitetin e Kentit dhe pastaj vazhdoi të studionte Shkrimin Kreativ në Universitetin e Anglisë Lindore.

Edhe sivjet në garë ishte edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare që u përmend edhe në mesin e favoritëve.

Nobeli për Letërsi” ndahet çdo tetor, siç kërkohet në testamentin e shkencëtarit Alfred Nobel, “Për njeriun që ka krijuar në fushën e letërsisë veprën më të vlefshme me një drejtim ideal”.

Që prej vitit 1901, 112 njerëz e kanë fituar këtë çmim, prej të cilëve 14 kanë qenë gra. Laureatët e “Nobel”-it të këtij viti do të marrin tetë milionë korona suedeze (rreth 950.000 dollarë ose 855.000 euro). Rikujtojmë se vitin e kaluar, duke lënë gjithë adhuruesit e letërsisë të befasuar, Akademia Suedeze shpërbleu me “Nobelin për Letërsi” rokerin legjendar dhe poetin Bob Dylan..Zeri/.