Këto janë gjasat e Ismail Kadaresë për Nobel sivjet

Kultura October 04, 2017 - 23:23

Nesër ndahet Çmimi Nobel për Letërsi, ndërsa edhe kësaj radhe emri i Ismail Kadaresë është i nominuar, dhe i përfolur në qarqet letrare për një fitore të mundshme.

Sipas një artikulli të New Republic, njeriu i letrave shqipe ka gjasa 20/1 për ta fituar Nobelin, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, ai ka konkurrencë nga Margaret Atwood, shkrimtare dhe aktiviste kanadeze që ka gjasa 6/1.

Në listë ka emra mjaft me peshë në letërsi, si Haruki Murakami dhe Milan Kundera.

Përderisa japonezi ka gjasa 5/1 për ta fituar, novelisti çeko-francez ka gjasa prej 50/1.

Shkrimtari spanjoll Javier Marias ka mundësi 10/ 1, ndërsa ai kinez, Yan Lianke ka gjasa 14/1.

Poeti koreano-jugor, Ko Un ka gjasa prej 16/1.

Më pas vjen Jon Fosse, shkrimtar dhe dramaturg norvegjez që  ka gjasa prej 18/1.