Kultura

Ndahet çmimi “Punëdhënës i barabartë i vitit”

Ndahet çmimi “Punëdhënës i barabartë i vitit”
04 tetor 2017 • 17 : 18

Mungesa e aplikimit të kritereve të barazisë gjinore në procesin e punësimit është njëri ndër problemet kryesore në tregun e punës.

Për këtë arsye kanë filluar iniciativat që synojnë përmirësimin e gjendjes në këtë aspekt.

Në kuadër të projektit “Përfaqësimi gjinor në shoqërinë civile dhe sektorin privat”, të cilin Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) e zbaton si përfituese e programit Angazhimi për Barazi – E4E të financuar nga USAID dhe mbështetur nga Advocacy Training and Resource Center (ATRC), është organizuar ceremonia e ndarjes së çmimit “Punëdhënës/e i/e barabartë i/e vitit”.

Fituese e çmimit për këtë vit është kompania Baruti AG, e cila sipas metodologjisë së përcaktuar i ka plotësuar më së shumti kriteret e barazisë gjinore.

Përmes kësaj ngjarjeje QKSGJ ka synuar ta vlerësojë OJQ-në dhe biznesin që qëndrojnë më së miri në ofrimin e mundësive të barabarta për burrat dhe gratë dhe duke ofruar shembull të mirë për të tjerët se si t’i përmirësojnë gjendjet në organizatat dhe bizneset e tyre.

© zëri.info