Interesim i jashtëzakonshëm për filmin Blade Runner 2049, mbi 450 bileta të shitura në Cineplexx

Kultura October 04, 2017 - 16:26

Filmi më i ri nga regjisori Denis Villeneuve, ka zgjuar interesim të madh tek adhuruesit e filmave fantastik-shkencor në Prishtinë.

Deri tani, për premierën e filmit me 5 tetor në Cineplexx, janë shitur mbi 450 bileta.

Teksa interesimi po rritet, eventi i radhës në Cineplexx me filmin “Blade Runner 2049”, pritet të jetë ngjarje me numër të madh të pjesëmarrësve, duke e hapur sezonën e filmave të Tetorit.

Tridhjetë vite pas ngjarjeve në filmin e parë, një Blade Runner i ri, Oficer K i Departamentit të Policisë në Los Angeles zbulon një sekret të fshehur për një kohë të gjatë, me potencialin për të zhytyr në kaos atë çka ka mbetur nga njerëzimi. Zbulimi i K kërkon gjetjen e Rick Deckard, një Blade Runner i cili ka humbur për rreth 30 vite. 

Gjatë natës së premierës (me 5 tetor), të gjithë që posedojnë “Premium Card” të TEB, mund të përfitojnë nga oferta 1+1, ku për çdo biletë të blerë me “Premium Card” , fitoni edhe një falas. Biletat mund t’i blini në Cineplexx nga ora 15:15.

Eventi i shumëpritur për premierën e filmit Blade Runner 2049, do të fillojë prej orës 19:30 deri në oren 23:00, ku të gjithë të pranishmit do të shoqërohen me pije FALAS. Blade Runner 2049, me aktorët e njohur si Ryan Gosling, Harrison Ford, Ana de Armas, Robin Wright, Jared Leto, po vlerësohet si një “kryevepër vizuale” për shkak të efekteve mrekullueshme 3D. Filmi gjithashtu po rekomandohet të shikohet në ekranin më të madh të mundshëm, si ato nëpër sallat e Cineplexx. Oraret e filmit mund t’i gjeni në këtë link: http://www.cineplexx-ks.eu/movie/Blade-Runner-2049/