Jepet Çmimi Nobel në Kimi, fituesit revolucionarizuan biokiminë

Kultura October 04, 2017 - 12:50

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave i ka dhënë Çmimin Nobel në Kimi, Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson.

Ata analizuan biomolekulat përmes ngrirjes. Kjo teknologji e freskët e mikroskopit ka revolucionarizuar biokiminë.

Falë tyre së shpejti mund të kemi imazhe të detajuara të qelizave komplekse të jetës.

Ata kanë thjeshtëzuar dhe përmirësuar imazhin e biomolekulave dhe falë punës së tyre, çdo cep i fshehur i një qelize do të mund të hulumtohet.