Çun Lajçi: Faleminderit Remzi Ejupi!

Kultura September 24, 2017 - 15:32

Aktori i mirënjohur kosovar Çun Lajçi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka faliminderuar pronarin e kompanisë “Eurokoha” Remzi Ejupin, për përkrahjen që ky i fundit ka dhënë gjatë tre dekadave të fundit në përkrahje të aktiviteteve kulturore, brenda dhe jashtë vendit.

Sipas aktorit Lajci, me ndihmën e biznesmenit dhe humanistit Ejupi, janë organizuar më shumë se 100 koncerte në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ishte një thirrje telefoni e një djaloshi nga Frankfurti që bëri të merrte rrugë e bujë e nam ai koncerti ‘Kosova Djep Lirie’, për tu mos u harrua as Plisi as dheu por as Remzi Ejupi, presidenti i kompanisë ‘Eurokoha’, me seli në Frankfurt. Shtrohet pyetja: Po të mos ishte ky djalosh nga Prishtina, ky Remi i Llapit, a do të mbaheshin 109 koncerte në përkrahje të djelmoshave që po luftonin në Kosovë? Jo kurrë. Ky e hapi konakun e vet për 10 artistët nga Tirana e Prishtina dhe vuri në gatishmëri gjithçka që pat vetëm e vetëm për ta ndihmuar luftën ” ka shkruar aktori Lajci.

Më tutje Lajci ka shkruar se deri më tash asnjë Qeveri e pasluftës nuk ka shkruar së paku një letër faliminderuese për biznesmenin dhe humanistin Ejupi.

“Tani cili ishte kompensimi moral i Qeverive të pasluftës për këtë djalosh dhe artistët e tij. Një letër, hej një letër krejtësisht të pa vlerë s’qenë në gjendje as një Kryeministër ( që personalisht pati qasje në ato ndihma) apo një President Kosove, t'ia dekodoi atë dhe grupin tash e 20 vjet!!!. Unë them se asht na shumë se turp” ka shkruar Lajci.

Sipas tij, tani Remziu do ta çoj deri në fund punën e madhe të Grupit atyre viteve të përgjakshme '98-'99, prapë nga djersa e vetë do me bërë një dokumentar për koncertin "Kosova Djep Lirie" që gjeneratat e pas luftës ta shohin se çka banë dikur artistët për sensibilizimin e shqiptuarve jashtë Atdheut.

“Tani unë regjisori e bartësi i rolit kryesor i atij koncerti, e falënderoj Remzi Ejupin nga zemra në emër të: Agim Doçit, Mirush Kabashit, Arif Vladit, Liri Lushit, Ilir Shaqirit, Kastriot Tushës, Manjola Nallbanit, Lejdina Çelos e kompozitorit Mond Zhulalit,e kameramani Besfort Hasani,tue mos i harruar edhe dy yjet që iu bashkëngjiten grupit me vonesë: Leonora Jakupit e Artiola Toskës. Faleminderit Remziut dhe ‘Eurokohës’” ka shkruar në fund aktori i famshëm kosovar Çun Lajçi në profilin e tij në rrjetin social Facebook. 

Image