Cineplexx sjellë premierën e 'The Lego Ninjago Movie' me shumë aktivitete dhe shpërblime për fëmijë!

Kultura September 23, 2017 - 12:36

Kinemaja austriake në Prishtinë, Cineplexx do të organizojë eventin “Dita e Familjes” me 23 shtator, ku përveç shfaqjes së premierës së shumëpritur të filmit The Lego Ninjago Movie, do të ketë edhe shpërblime, aktivitete dhe surpriza të ndryshme.

Storja e filmit zhvillohet kur gjashtë ninxha të rinj, Lloyd, Jay, Kai, Cole, Zane dhe Nya ngarkohen me detyrën për të mbrojtur ishullin e tyre, Ninjago.

Gjatë natës, ata janë luftëtarë të talentuar, të cilët përdorin aftësitë e tyre për të luftuar keqbërësit dhe përbindëshat. Ditën, ata janë disa adoleshentë të zakonshëm që përballen me kundërshtarin e tyre më të madh: gjimnazin.

Për këtë ngjarje, Cineplexx në bashkëpunim me DUKAT, Krambals, Patos dhe Karuzo, do të dhurojnë pije dhe ushqime FALAS për të gjithë fëmijët e pranishëm.

Gjithashtu, fëmijët do të kenë mundësi të argëtohen duke bërë vizatime në fytyrë si dhe të zbaviten me ballonat e ndryshëm nga “Balloon Artist”.

Image

 

Me zërat nga Jackie Chan, Dave Franco, Fred Armisen, Michael Pena, filmi nga Warner Bros po konsiderohet si njëri nga filmat më të lezetshëm dhe qesharak nga franzhiza e “LEGO”.

Për ta bërë këtë ngjarje edhe më të veçantë, Cineplexx do të dhurojë 3 libra të “LEGO” për 3 fëmijë fatlum!

Image

 

Për më tepër rreth eventit, klikoni KËTU.

Për orarin e filmit, klikoni KËTU.