'Gjaku i papastër' nga Bejtullah Spanca

Kultura September 22, 2017 - 10:13

Profesori Bejtullah Spanca ka botuar së fundi librin e tij më të ri, të titulluar “Gjaku i papastër”. Siç bën të ditur për gazetën “Zëri” autori, ky është një roman historik me rreth 340 faqe.

“Në këtë libër flitet për periudha të ndryshme të historisë së kombit shqiptar. Qysh nga kohërat ilire, e deri më sot. Kam zgjedhur dokumentet historike që mua më janë dukur më të rëndësishme dhe kam shkruar për shumë ngjarje. Në libër ka personazhe si Ali Pashë Tepelena, për ngritjen e flamurit e edhe për luftën e fundit në Kosovë gjithashtu”, tregon për “Zërin” Spanca.

Së shpejti ky libër do të jetë nëpër libraritë e qytetit. Spanca më parë ka publikuar edhe një roman tjetër, të titulluar “Kaçaku i shumëvuajtur”. Ky roman flet për të kaluarën e një personazhi dhe biografinë e tij me shumë vuajtje.

Bejtullah Spanca u lind në vitin 1944 në Siboc të Komunës së Podujevës. Deri sa u pensionua punoi në Fakultetin Elektronik të Universitetit të Prishtinës.