Kultura

Revista kosovare me numër ISSN

Revista kosovare me numër ISSN
13 shtator 2017 • 13 : 32 foto • zëri.info

Revista e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare e ka marrë sot, zyrtarisht numrin ISSN, që është kusht teknik për t'u përfshirë në platformat e revistave shkencore nderkombetare, transmeton Zeri.info

Kjo u bë e ditur nga drejtori i seminarit për gjuhë, letërsi dhe kulturë shqiptare, Rrahman Paqarizi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Rikujtojmë se muajin e kaluar në Prishtinë u mbajt seminar i 36-të me radhë i cili zhvilloi punimet prej datës 14 gusht deri më 25 gusht të këtij viti, si dhe mblodhi 50 studiues të albanologjisë dhe qindra studentë nga tërë bota, transmeton Zeri.info.

Më poshtë e gjeni statusin e plotë të tij:

Te dashur miq
Revista e Seminarit Nderkombetar per Gjuhen, Letersine dhe Kulturen Shqiptare e ka marre zyrtarisht numrin ISSN, qe eshte kusht teknik per t'u perfshire ne platformat e revistave shkencore nderkombetare.
Kjo u be e mundur fale angazhimit dhe perkushtimit te bashkedrejtores nga Tirana, profesoreshes Aljula Jubani/Zeri
 

© zëri.info