Filmi i shkurtër nga shkrimtari Khaled Hosseini për refugjatët sirianë do t’ju lë pa fjalë (Video)

Kultura September 06, 2017 - 14:36

Kur u publikuan fotografitë e trupit të 3 vjeçarit Aylan Kurdi të vdekur në një breg të detit Mesdhe në Turqi, të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën të shokuar.

Edhe pse tashmë kanë kaluar më se dy vjet nga ajo ngjarje, kujtimet ende janë të freskëta në mendjet e shumë personave, transmeton Gazeta Metro.

Në nderim të 3 vjeçarit që vdiq tragjikisht, shkrimtari i njohur Khaled Hosseini shkroi ngjarjen e një filmi të shkurtër, të quajtur ‘Sea Prayer’.

Filmi i animuar që është punuar në një video 360 shkallëshe tregon në mënyrë të jashtëzakonshme ngjarjet që sollën shkatërrimin e Sirisë në një kohë shumë të shkurtër.

Khaled Hosseini është shkrimtar i njohur ndërkombëtarisht dhe autor i shumë librave të njohura. /gazetametro.net