Mbyllet ‘DokuFest’, triumfon filmi ‘Buffet Zeljezara’

Kultura August 13, 2017 - 12:50

Me shpalljen e fituesve të edicionit të 16-të gjatë ceremonisë përmbyllëse të festivalit, mbajtur në kinemanë e qytetit të Prizrenit, “Lumbardhi ”, përfundoi festivali “DokuFest”, shkruan zëri.info.

Ndarja e çmimeve, e ndjekur nga diskutime të jurisë, vuri në fokus plot 102 filma, përfaqësues të 50 shteteve gjatë konkurrimit për 6 kategori të ndryshme, duke përfshirë dhe çmimin e audiencës.

Filmi “Buffet Zeljezara”, i regjisorit Goran Devic ka dalë fitues i edicionit të 16-të. Juria e ka konsideruar filmin si një portret i punuar në mënyrë eksperte të një komuniteti që lufton me realitetet ekonomike të popullatës që po pakësohet.

Ndërsa “Çmimin Special” në kategorinë për filmin më të mirë ballkanik e ka marr “Oni Samo Dolaze I Odlaze” kurse “Çmimi Special” në kategorinë për filmin më të mirë dokumentar ndërkombëtar të metrazhit të gjatë shkoi për “69 Minutes Of 86 Days”, me regji të Egil Håskjold Larsen.

Si filmi më i mirë dokumentar ndërkombëtar i metrazhit të gjatë u cilësua “El Mar La Mar”, nga Joshua Bonnetta, J.P. Sniadecki kurse filmi më i mirë dokumentar ndërkombëtar i metrazhit të shkurtë ishte “If Only There Were Peace”, nga Carmine Grimaldi, Deniz Tortum.

Në kategorinë për filmin më të mirë për të drejtat e njeriut “Çmim Special” shkoi për “A Feeling Greater Than Love”, nga Mary Jirmanus Saba.

Filmi më i mirë për të drejtat e njeriut këtë edicion ishte “The Wat Show” nga Andreas Dalsgaard dhe Obaidah Zytoon kurse filmi më i mirë për ambientin ishe “Ama-San”, nga Cláudia Varejão.

Në kategorinë e filmave të shkurtë, fituesi i dytë ishte “The Chimerical Museum Of Shifting Shapes”, nga Damián Alquichire kurse filmi më i mirë i shkurtë, fituesi i parë ishte “A Drowing Man”, nga Mahdi Fleifel.

 “Çmim Special” në kategorinë për garën kombëtare shkoi për filmin “Ethnophobia”, nga Joan Zhonga kurse filmi më i mirë në garën kombëtare u shpall “Sans Le Kosovo”, nga Dea Gjinovci.

Publiku shpërbleu me çmimi e audiencës për filmin “Me dasht’ Me dasht’ Me dasht” nga Ilir Hasana.

Aktivitetet e festivalit nëntë ditor përfshinë të tilla, si: shfaqja e 254 filmave nga 63 shtete, punëtori, diskutime, debate, masterklasa, ekspozita dhe një seri të performancave live të njohura si ‘DokuNights’, të cilat në vetvete mikpritën yje botërorë në skenën “Andrra”, si Princess Nokia dhe shumë artist të tjerë te njohur. Sërish për të satin vit radhazi, Prizreni u shndërrua në një qytet të zhytur thellësisht në magjinë e kinemasë, kulturës dhe shpresës për të ardhmen. Zëri