Jahjaga në ‘DokuFest’: E ardhmja është vajzë

Kultura August 10, 2017 - 10:54

Ish-presidentja e vendit,  Atifete Jahjaga, ka vizituar  Festivalin  Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër e Dokumentar – “DokuFest”, i cili ka disa ditë që po mbahet në Prizren dhe i ka dhënë qytetit si gjithmonë një tjetër frymë, shkruan “Zeri.info”.

“Sonte në ‘DokuFest’, në këtë ngjarje kulturore që sjellë adhuruesit e kinematografisë nga e gjithë bota në Prizren. Këtë herë në mbështetje të fuqishme për porosinë ‘E ardhmja është vajzë’”, ka shkruar Atifete Jahjaga në rrjetin social Facebook dhe ka postuar fotografitë nga vizita e saj në “DokuFest”. /Zëri/.