Me

Me 'Zeppelinat' ka filluar muzika pėr mua

SHPËRNDARJE

07 Gusht 2017 • 08:35 •

Këtë javë në rubrikën javore të “Zërit”, të titulluar “Rrëfej përmes muzikës”, listën e këngëve të tij të preferuara na e sjell muzikanti Isah Mustafa.

Anëtari i grupit të zhanrit rok indie dhe alternativ nga Prishtina, “Gillespie”, na shëtit nëpër këngë të artistëve që kanë krijuar kryesisht në frymën e përafërt që edhe vet Mustafa e promovon. Nga grupet ikonike të muzikës botërore si Led Zeppelin, PULP, Radiohead e të tjera, deri te Por-no apo Muharrem Qena, më poshtë ju mund të lexoni listën e plotë të Isah Mustafës.

Rikujtojmë se grupi “Gillespie”, ku ai bën pjesë, është njëri ndër bendet më me ndikim në zhanrin alternativë në Kosovë, që prej themelimit në vitin 2004. Ata u bën të njohur me këngët “E di”, “Luledielli”, “Femme Fatale”, “Anisa” etj. 

Led Zeppelin – All my Love

Me "Zeppelinat" ka filluar muzika për mua! I rrethuar me shumë familjarë, me flokët e gjata dhe me postera, pllaka e fanella në dhomat e trupat etyre…Ka qenë një admirim për atë mënyrë jetese që dukje edhe e natyrshme. Më ka ardhur me i dashtë shumë "Zeppelinat", d.m.th në mesin e Deep Purple, Pink Floyd, Black Sabbath e shumë të tjerë, unë jam kanë te "Zeppelinat" dhe ende jam!

PULP – Common People

Është një periudhë kur grupi Gillespie ka pas fillimin e tij dhe ky fillim ka ndodh kryesisht në kafiteritë “COCO” e “Pauzë”, në Prishtinë, në vitin 2004 dhe duke qenë që këto lokale kanë qenë të menaxhuara nga shokët tanë, ne kemi pas mundësinë me e përzgjedh muzikën dhe PULP kanë qenë gjithmonë në playlist! Dhe nëse do më duhej me iu përgjigj pyetjes së zakonshme se “Cili është grupi juaj i preferuar?”, kishte me qenë PULP.

Por-no – Telefoni

"Por-no" janë njëri ndër grupet më të mira shqiptare dhe udhërrëfyes guximi dhe shtysë  për punë tek shumë grupe. Kjo këngë më ka “click” me të parën herë dhe mendoj që është ndër këngët më të mira dhe me spotin më kreativ që është punuar tek ne!

Muharrem Qena – Shokut

Kjo këngë është shumë e dashur për Loretën (shokun, dashurinë, gruan e këta titujt tjerë që të jepen me statusin martesor) dhe ka qenë një “imponim” në fillim, por tash është shumë nostalgji dhe emocion për mua (neve)!

The Stone Roses – I Wanna be Adored

Janë një grup që më japin një emocion prej rebelit dhe kënaqësie sa herë që i dëgjoj dhe shumë inspirues për zhvillimin tim personal dhe të grupit Gillespie!

Supergrass – Grace

Këngë (grup) që e kisha filluar ditën gjithmonë me muzikën dhe energjinë e mirë që ta japin këta!

Sonic Youth – Kool Thing

Kjo është një këngë që e lëshoj sa herë që bëhem nervoz me dikë apo diçka pa lidhje, dhe më bën të kthehem në normale, që rrjedhimisht i bie që e dëgjoj shpesh. Ma shpesh se pothuajse gjitha këngët tjera! 

Radiohead – House of Cards

Radiohead është grup që më qetëson, që më jep emocion në rrugëtimet e natës! Grup që ka bërë revolucion në shumë aspekte muzikore në mënyrën e performimit, të të konceptuarit të muzikës dhe aspekteve vizuale!

The National – Anyone’s Ghost

Këngë që me jep nostalgji për NYC dhe shokun me të cilin jemi rritur duke bërë muzikë bashkë, Bekim Gllokun, me të cilin i kemi disa projekte të papërfunduara ende. Por që sa herë që e dëgjoj këtë këngë jam në rrugët e Manhattan dhe kthehem te disa performanca që i kemi pas bashkë atje!

Nick Drake – Northern Sky

Artist që ka jetuar në vitet e 70-ta dhe ka vdekur i ri, por që mbas vete ka lënë shumë vepra që kanë mbet pjesë e historisë dhe qe ne jetojmë dhe formohemi me veprat e tij siç kemi bërë gjatë viteve 2000-2010 me shokun tim Driton Selmanin, që me neve Nicku ka qenë çdo ditë.

Nicku gjithashtu na jep një mesazh të gjithëve se për pak kohe mund të bëjmë gjëra të mëdha nëse kemi vullnet dhe dëshirë t’i bëjmë!/Zeri./