3 arsyet pse duhet ta shikoni Valerian në Cineplexx!

Kultura July 26, 2017 - 15:12
Regjisori i filmit "Lucy", Luc Besson kthehet në fushën e sci-fi, duke dhuruar një aventurë, kreativiteti i të cilave tejkalon filmat e mëparshëm të këtij zhanri. Ideja e hapësirës është tashmë shumë emocionuese, por mënyra se si ky film paraqitet, padyshim që do t'ju tërheqë edhe më shumë. Këto janë 3 arsyet pse ju duhet të shikoni Valerianin me 27 Korrik në Cineplexx, shkruan zeri.info.

Ka skena mahnitëse!
Image


Filmi bazohet nga një seri e romaneve grafike të viteve 1960 të quajtura Valérian dhe Laureline. Këto libra u shkruan nga francezi Pierre Christin. Ngjyrat e këtij filmi bukfalisht dalin nga ekrani (filmi është në 3D). Eksperienca në teknologjinë RealD 3D në Cineplexx do të jetë e mahnitëshme! Image


Imagjinoni se si do të duken këto krijesa në 3D!
Bota e Alpha-së do të ju hiponitozojë!
Çfarë fitoni kur kombinoni pak Star Wars dhe pak Avatar të James Cameron? Nëse thua Valerian, atëherë do të kishit të drejtë! Udhëtimi i këtij heroi ka luftëra të mahnitshme të cilat të gjithë adhuruesit e zhanrit fantastik-shkencor do t’i vlerësojnë! Image

Kur shihni planetin "Alpha" për herë të parë, mund të ju kujtohet planeti “Knowhere” nga filmi i Marvel, Guardians of The Galaxy Galaxy; por Valerian me të vërtetë duket më i gjallë dhe më piktoresk se Knowhere. Jashtëtoksorët që do t’i shohim duke ecur nëpër vende të ndryshme me të vërtetë bëjnë që gjithçka të duket organike. Në thelb, çdo gjë duket shumë e gjallë; ekipi vizual i filmit vërtetë bëri një punë të mirë!
Ekipi i mrekullueshëm!
Kur flasim për ekip, nuk mendojmë vetëm për Dane Dehaan (Valerian) dhe Cara Delevigne (Laureline). Filmi ishte bashkë-prodhuar, shkruar dhe regjisuar nga Luc Besson. Krijuesi i filmave Lucy dhe Fifth Element është përgjegjës për këtë projekt. Pra, me duart e mjeshtit Luc Besson, ne mund të jemi shumë të sigurt se Valerian do të jetë një film vërtetë emocionues.Image

Gjithashtu, fansat e këngëtarës Rihanna duhet të marrin parasysh se edhe idhulli i tyre do të jetë në këtë film.Image

Për herë të parë në Cineplexx, filmi do të shfaqet si Premierë e Mesnatës, me 26 Korrik në orën 00:00. Klikoni këtu (https://www.facebook.com/events/126452984635889/?acontext=%7B%22ref%22%3A%223%22%2C%22ref_newsfeed_story_type%22%3A%22regular%22%2C%22feed_story_type%22%3A%22117%22%2C%22action_history%22%3A%22null%22%7D) për më shumë informata rreth eventit. Për oraret e filmit në Cineplexx, klikoni këtu (http://www.cineplexx-ks.eu/movie/Valerian/).