Anton Nikë Berisha autor poliedrik interesimesh të shumta

Kultura July 26, 2017 - 08:40

Me rastin e botimit të vëllimit Vepër e pasur dhe e qenësishme. Vëllimi i dytë, 105 punime të autorëve të ndryshëm për veprat e Anton Nikë Berishës, të shkruara e të botuara brenda viteve 2011 – 2016, përgatitur nga Labinot Berisha dhe Mehmet Gëzhilli, botuan "Argeta LMG", Tiranë dhe "Faik Konica", Prishtinë 2016.

Nuk kishte nevojë Anton Nikë Berisha të mbërrinte në 70 vjet për t’i njohur dimensionin e thellë internacional të kulturës së tij letrare, një kërkim i palodhshëm në fushën përkatëse, dashuria për shkrimin e tij dhe të tjerëve, të cilëve ka ditur gjithmonë t’u kushtojë nga pak nga koha e tij e shtrenjtë. Duke mbërritur në këtë prag (moshë), pra e ka shënuar 70 vjetorin me një varg publikimesh të rëndësishme të përgatitur nga i biri, Labinoti (edhe ai docent universitar) dhe me një grup miqsh të kujdesshëm dhe të devotshëm.

Brenda disa muajsh u botuan në Kosovë, vendi i Anton N. Berishës, tri publikime: Prushi i bukurisë (26 punime të kritikëve italianë dhe shqiptarë), Roman i bukurisë së skajshme (25 punime të kritikëve italianë dhe arbëreshë) dhe vëllimi i dytë Vepër e pasur dhe e qenësishme. Vëllimi i dytë (105 punime të autorëve të ndryshëm për veprat e Anton Nikë Berishës, të shkruara e të botuara brenda viteve 2011 – 2016, përgatitur nga Labinot Berisha dhe Mehmet Gëzhilli (Botuan "Argeta LMG" e Tiranës dhe "Faik Konica" e Prishtinës 2016); Vëllimi i parë u botua më 2011 dhe përfshin 92 punime të 61 autorëve për veprën e këtij autori përgatitur nga Labinot Berisha (e botuan "Argeta LMG", "Faik Konica" dhe "Fjala Hyjnore", Tiranë – Prishtinë 2011)

Në Itali Anton Nikë Berisha është i njohur për mësimin – ligjërimin e letërsisë shqiptare për rreth një çerek shekulli në Universitetin e Kalabrisë (Rende – Kozencë).

Librat e tij në italisht, zakonisht me tekstin origjinal përballë, janë botuar nga shtëpia botuese "Pellegrini" dhe nga shtëpi të tjera; ka marrë pjesë në shumë simpoziume dhe festivale ndërkombëtare, pra ka kontribuar në njohjen e vendit të vet, të gjuhës së vet, të letërsisë së re në gjuhën shqipe (që nuk përdoret vetëm në Shqipëri dhe në Kosovë, po dhe në një pjesë të Maqedonisë dhe të Malit të Zi), përveç kësaj ka bërë të njohur një letërsi të vogël po interesante, siç është ajo arbëreshe (e arbëreshëve të Italisë).

Qëndrimi i gjatë në Universitetin kalabrez i ka mundësuar profesorit kosovar të çmohet edhe në vendin tonë. Meqenëse janë të shumtë studiuesit italianë që i kanë kushtuar veprës së Berishës, duhet përmendur edhe një përmbledhje me shkrime të tyre në italisht (Romanzo di estrema bellezza. 22 scrittori e studiosi italiani e arbëreshë sul romanzo “La sete pietrificata” di Anton Nikë Bersha. A cura di Albana Alia & Labinot Berisha, Faik Konica, Prishtinë 2016).

Këto vëllime antologjike të kritikës letrare kushtuar veprimtarisë së Anton Nikë Berishës dëshmojnë zotësinë e leximit, të cilën duhet pasur kujdes. Qindra faqe në të cilat ato zhvillohen, i mundësojnë lexuesve shqiptarë të bëjnë një analizë të plotë të një autori poliedrik, të shumë interesimeve, si poet (Il fulgore della bellezza – Prushi i bukurisë; Cacata di luce nel curre – Ujëvarë drite në zemër) dhe rrëfimtar (romanin La sete pietrificata – Gjin Bardhela i arbresh & Etja e gurëzuar), studiues i letërsisë.

*Giuseppe  Napolitano  poet e eseist, autor italian i dhjeta vëllimeve me poezi: “Momenti”, “ Dentro l'orma”,  “Maschera “  Il giardino di Afrodite”, “ Libro d'amore di Catullo”, “Se rincorri un po' di ieri nel domani”, Ka shtëpinë e tij botuese  “La stanza del poeta” ku boton autorë të ndryshëm.  Është  pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare. Poezitë e tij janë  përkthyer në gjuhët spanjolle,  franceze,  rumune,  gjermane, angleze, greke, esperanto dhe shqipe. Jeton në Formia të Italisë.