Pasi fitoi në ‘PriFestFilm’, Adriana Matoshi tregon për emocionet e para (Foto)

Kultura July 21, 2017 - 16:13

Mbrëmë ka përfunduar festivali i filmit ndërkombëtar ‘PriFestFilm’.

E nga ky festival fituese ka dalur aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi, shkruan lajmi.net

Ajo në Facebook ka hedhur një fotografi ku tregoi se ka fituar çmimin vjetor për filmbërësen kosovare.

Adriana ka thënë se ndjehet shumë e nderuar për këtë shpërblim dhe ka theksuar se është e bekuar që është e rrethuar gjithmonë me njerëzit më të mirë në jetë.

Epo, një aktore si ajo meriton edhe më shumë! Urime për Adrianën!

Image