Këta janë fituesit e ‘PriFilmFest’

Kultura July 21, 2017 - 13:21

Me dhënien e çmimeve festivali “PriFilmFest” mbylli të enjten edicionin e 9-të, pas një një jave të ngjeshur me filma, punëtori, takime e aktivitete të ndryshme. Festivali, që solli 7 premiera botërore dhe rreth 80 filma në disa programe, shpërbleu me cmimin “Hyjnesha e artë” mysafirin e nderit për këtë vit, fituesin e dyfishtë të “Oscarit”, Paul Haggis, shkruan zeri.info.

Duke pranuar cmimin, Haggis u shpreh se ndihet i nderuar dhe se është fasionuar me artistët e Kosovës dhe historinë të cilën e ka kaluar ky vend. “Ju dëshiroj të gjithëve paqe dhe drejtësi”, tha në fund të fjalës së tij ai.

Filmi më i mirë i edicionit të sivjetmë të Festivalit të Filmit “PriFilmFest” ka dal të jetë “Goran”, me regji të Navio Marasevi. Hana Jusic u shpërblye si regjisorja më e mirë e Ballkanit, kurse në kategorinë e aktoreve të Ballkanit u vecua Mia Petricevic. Aktori më i mirë i Ballkanit u shpall Cander Cindorku, kurse çmimi special i kësaj kategorie shkoi për Nevio Marasevic. Filmi më i mirë i programit evropian u cilësua “Melloë Mud” kurse çmimi special i jurisë së këtij programi ju dha filmit “Chronicles Of Melanie”.

Regjisori shqiptar Izer Aliu me filmin e tij “Hunting Flies” fitoi çmimi “Special Mention” në kategorinë e filmit më të mirë evropian. Filmbërësi, që jeton në Norvegji, falënderoi organizatorët për gjithçka. “Do të doja të falënderoja që të gjithë, do të doja të falënderoja jurinë që më ka ndarë këtë çmim. Është me të vërtetë një nderë për mua të jem këtu, te jem pjesë e këtij festivali. Falënderoj edhe Vjosën që më ka ftuar në këtë festival”, u shpreh Aliu, i cili u përcoll me shumë duartrokitje nga audienca. Në anën tjetër, me cmimin “Kineasti i vitit” u shpërblye aktorja e mirënjohur kosovare, Adriana Matoshi.

Si dokumentari më i mirë në “PriFilmFEst” u shpërble “See You In Chechny” nga Gjorgjia kurse filmi fitues i programit të metrazhit të mesëm në “PriFest” ishte “Naked” nga Izraeli. Juria “FIPRESCI” vlerësoi filmin “Amok” kurse ajo e mediave filmin “Melloë Mud”. Fituesi i çmimit “Filmi më i mirë” nga juria e pavarur e studentëve ishte ‘Le femme de la TVG’ nga Zvicra kurse fitues i projektit “Green Film Project 2017”, i mundësuar nga Bechtel Enka, u shpall filmi “Let Us Breath” nga Arian Bytyçi. Çmimin prej 80,000 eurove në Post Production në “Best Pitch 2017”, e fitoi projekti “Hive” nga Blerta Basholli. Fitues i “Best Pitch 2017” u shpall projekti “Sirin” nga Senad Sahmanovic, nga Mali i Zi. /Zëri/