Elizabeth Gowing shkruan libër për filigranin në Kosovë

Kultura July 20, 2017 - 11:49

Elizabeth Gowing, autorja dhe humanistja angleze që jeton në Kosovë, ka publikuar librin e saj më të ri.

Libri mban titullin “The Silver Thread” në shqip “Fija e argjendit”, njofton Klan Kosova.

Ky libër i kushtohet artizanatit të njohur të filigranit në Kosovë, sidomos në pjesën e Prizrenit.

Libri përmban rrëfime personale të Gowing, duke shkruar kështu me shumë dashuri për këtë mjeshtëri të rrallë, për historikun e filigranit, por edhe për stolitë e veçanta të shumë kërkuara në botë.

Promovimi i librit është bërë mbrëmë në Londër në një ngjarje të organizuar nga ambasada e Kosovës atje.

Gowing në një postimi të sajin ka falënderuar të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që kontribuuan në bërjen e këtij libri.

Përveç se është tashmë një autore e mirënjohur, Elizabeth është edhe një humaniste e vërtetë, duke ndihmuar komunitetet më në nevojë në Kosovë, përmes organizatës Theideaspartner Ship (TIP).

Image

Image

Image