5 arsyet pse duhet ta shikoni premierën e Dunkirk në Cineplexx!

Kultura July 19, 2017 - 16:19

Dunkirk i regjisorit Christopher Nolan është një nga filmat më të pritur të verës. Pas një pauze prej gati tre vjetësh, regjisori i respektuar është duke tërhequr njerëzit në ekrane në mbarë botën me një thriller të Luftës së Dytë Botërore.

Derisa presim që Dunkirk të vie në Cineplexx me 20 korrik, këto janë pesë arsye për të parë Dunkirk:

Vetë regjisori

Christopher Nolan është një nga ata regjisorët e rrallë që kurrë nuk e ka zhgënjyer audiencën me filmat e tij. Ai i pëlqen tregimet e pazakonta, veçanërisht ato me një kthesë në fund. Kjo do të jetë hera e parë që Nolan po përpiqet të rikrijojë një histori të bazuar në realitet. Nolan gjithashtu njihet për filmat e tij “The Dark Knight Trilogy”, “Inception” and “Interstseller”, “Pulp Fiction”.

Image

Bazuar në ngjarje historike

Hollwood-i i do filmat e Luftës së Dytë Botërore. Ka pasur shumë nominime për Oscar dhe fitore për filmat e Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa ne tashmë e dimë se Dunkirk do të jetë në Academy Awards, ka edhe një arsye tjetër pse duhet të shikohet ky film përveç regjistorit. Është ndryshe nga ngjarjet e zakonshme të filmave së Luftës së Dytë Botërore sepse ngjarja tregohet nga një këndvështrim britanik.

Image


Aktorët

Christopher Nolan punon me një grup të përzgjedhur aktorësh dhe me shumicën e tyre ka bashkpunuar edhe më herët. Cillian Murphy ka qenë në katër filma të tjerë të Nolan, dhe Tom Hardy ka qenë në dy.

Përveç këtyre dy, filmi gjithashtu përfshin Mark Rylance, i cili ka fituar një Oskar për “Best Supporting Actor”, Kenneth Branagh i cili është nominuar pesë herë për një Oskar. Këngëtari i muzikës pop Harry Styles gjithashtu po bën debutimin e tij me filmin Dunkirk.

Image


Muzika

Një tjetër koleg i preferuar i Christopher Nolan, Hans Zimmer ka krijiuar muzikën për Dunkirk. Shumë pak kompozitorë arrijnë të bëjnë audiencën e tyre te emocionohen thjesht prej muzikës, por Zimmer mundet. Duo Nolan-Zimmer kanë dhuruar rezultate të paharrueshme në film gjatë viteve – me The Dark Knight trilogy, Intersteller, Inception dhe Prestige.

Image

Eksperienca Kinematografike në Cineplexx

Është hera e parë qe një film të Christopher Nolan do ta shiqojmë në kualitetin që vërtetë e meriton. Edhe pse filmi është i prodhuar në 2D, ekranet e reja të Cineplexx dhe teknologjina e re e zërimit Dolby Digital Surround System 7.1, do ta bëjnë eksperiencën kinematografike edhe më fantastike.

Për më shumë informata rreth premierës klikoni këtu (http://www.cineplexx-
ks.eu/events/_items/sonderevents/premiere-night- dunkirk/ )
.

Për oraret e filmit klikoni këtu
(http://www.cineplexx-ks.eu/movie/Dunkirk/)