Sonte 'Tirana Night' në kuadër të ‘PriFilmFest’

Kultura July 18, 2017 - 15:28

Në mes të Prishtinës sonte mund të gjeni një copëz Tirane.

Në kuadër të festivalit “PriFilmFest” dhe me përkrahjen e Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit Erion Veliaj, me fillim nga ora 22:00 do të mbahet një koncert në Amfiteatrin e Muzeut Kombëtar u prezantua kantautori Vlashent Sata. Pas agjendës ditore me filma e diskutime, publiku i “PriFilmFest” do të argëtohet me tingujt e muzikantit nga Shqipëria.

Rikujtojmë se festivali “PriFilmFest” që po zhvillohet aktualisht në Prishtinë do të zgjas deri më 20 korrik. /Zëri