Nisin përgatitjet për filmin 'Klithmë', kërkohen tre aktorë

Kultura July 18, 2017 - 13:30

Kanë nisur përgatitjet për xhirimin e filmit “Klithmë”, me skenar të regjisorit Korab Lecajt dhe aktorit Hazir Haziri.  Kwsisoj, shtëpia filmike “Land film” me producent Besar Zahitin, ka shpallur audicion për filmin e shkurtër të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Ata kërkojnë tre aktorë për: Rolin kryesor të gruas – mosha 30-35 vjeçare, rolin dytësor të gruas – mosha 35-38 vjeçare dhe rolin dytësor të një burri –mosha 38-45 vjeçar.

Audicioni është i hapur për të gjithë aktorët të cilët përkojnë me këtë moshë. Të gjithë aktorët që dëshirojnë të marrin pjesë në audicion, paraprakisht duhet të dërgojnë tri fotografi aktuale (dy profile dhe një gro-plan), CV dhe një videoprezantim të shkurtër, të xhiruar me telefon.

 Dërgimi i të dhënave është i hapur, deri më 23 korrik 2017 (e diel), në orën 24:00, për të gjithë aktorët shqiptarë, të të gjitha trevave. Aktorët që do të futën në rrethin e ngushtë të seleksionimit, do të ftohen në kinoprovë, që do të mbahet në Prishtinë, javën e ardhshme. Të dhënat mund t’i dërgoni në e-mail adresen: [email protected]