Vdes regjisori George Romero

Kultura July 17, 2017 - 09:33

Regjisori i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, George A. Romero, që krijoi serinë e filmave Living Dead, ka vdekur në moshën 77 vjeçare, ka konfirmuar menaxheri i itj.

Romero vdiq në gjumë këtë të dielë, ku pranë vetes kishte gruan dhe të bijën, pas një beteje “të shkurtër por agresive” me kancerin në mushkëri, tha menaxheri Chris Roe.

Romeo e kishte bashkë-shkraur dhe drejtuar filmin që filloi serinë e zombive “Night of the Living Dead” më 1968, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kjo çoi në shumë filma pasues, dhe një mori imitimesh të këtij filmi.

Roe tha se Romero vdiq duke dëgjuar muzikën e The Quiet Man, një prej filmave të tij më të preferuar.