Kultura

Sot në 'PriFest' premierë botërore filmi 'TISA'

Sot në 'PriFest' premierë botërore filmi 'TISA'
14 korrik 2017 • 15 : 25

Një nga premierat botërore të ditës së sotme në PriFest është filmi "TISA". TISA shfaqet në sallën kryesore të Teatrit Kombëtar sot me fillim nga ora 18:00.

Biletat për filmin mund t'i bleni te biletorja e Teatrit Kombëtar, shkruan zeri.info. Përshkrim i shkurtër: Beni është një adoleshent kuller i cili është futbollist i talentuar.

Beni pranon një ftesë për prova në një ekip futbolli francez, e cila është një mrekulli për të, por Ambasada ia refuzon vizën dhe babai i tij vendos ta dërgojë djalin e tij në prova nëpërmjet rrugëve të paligjshme të emigrimit. Zëri

© zëri.info