Pullat e reja postale të Kosovës me punimet e piktorit Engjëll Berisha

Kultura July 07, 2017 - 10:59

Kosova ka lëshuar dy pulla të reja postale me figurën dhe punimet e piktorit të njohur kosovar, Engjëll Berishës, shkruan Gazeta Metro.

Berisha ka qenë ndër krijuesit e parë të artit modern në Kosovë.

Motivet e krijimeve të tij kanë burimin nga trashëgimia kombëtare.

Veprën e tij kësaj radhe e ka nderuar Posta e Kosovës, e cila ka lëshuar në qarkullim postar 4 vepra nga piktori i mirënjohur.

Berisha u lind në vitin 1926, kurse vdiq në vitin 2010. 

Image

Image