Sonte premiera e filmi të 2pac në Cineplexx!

Kultura July 06, 2017 - 18:23

Një ndër filmat më të kërkuar gjatë këtyre javëve të fundit, është edhe filmi për reperin e famshëm, Tupac Shakur (2Pac) “All Eyez On Me”. Filmi fillon të shfaqet nga 6 Korriku në kinemanë Austriake. Megjithatë, krahas  premierës së Spider-Man: Homecoming, që gjithashtu fillon të shfaqet nga data e lartpërmendur, Cineplexx do të organizojë event edhe për filmin e 2PAC. Image

Titulli i filmit “All Eyez On Me”, vjen nga vetë emri i albumit më të dëgjuar të 2Pac. Filmi do të shtjellojë historinë e vërtetë dhe të patreguar të reperit, aktorit, poetit dhe aktivistit Tupac Shakur (Demetrius Shipp Jr.), nga ditët e tij të hershme në Nju Jork për statusin e tij si një nga zërat më të njohur dhe me ndikim në botë. Me shumë vështirësi, talenti i 2Pac përmes teksteve të këngëve dhe mentalitetit revolucionar, e përcaktonë atë si një ikonë kulturore, trashëgimia e të cilit vazhdon të rritet çdo herë e më shumë edhe pas vdekjes së tij.Image

Për eventin e këtij filmi fantastik, Cineplexx do të bashkpunojë me Strongbow për t’ju sjellur të pranishmive pije falas. Për ta bërë eventin edhe më unik, Cineplexx ka treguar se do të ketë muzikë  “Old School Hip-Hop” me DJ Jungle, kliko KETU

Vlen të përmendet që në këtë film, do të shpaloset lidhja e 2Pac me shokun (më vonë armikun) e tij, reperin Notorious BIG (Biggie Smalls).Image

Deri tani janë shitur afër 500 bileta për All Eyez On Me. Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në kinema. Cineplexx gjithashtu po dhuron 12 bileta falas për këtë film. Klikoni KËTU për të zbuluar si t’i fitoni ato.