PriFest shpalos programin garues të filmave Metrazh i Mesëm (Middle Length) - sjell 3 premiera

Kultura June 24, 2017 - 18:16

Festivali më i madh Ndërkombëtar i Filmit në vend - PriFest, që do të ketë edicionin e 9-të në korrik bëri publik sot programin e parë të filmave në mes gjithsej 10 programeve të ndryshme që ka ky festival, shkruan zeri.info. Bëhet fjalë për programin garues të filmave Middle – Length (Metrazh i mesëm) që do të sjell për publikun Kosovar në Prishtinë gjithsej 13 filma nga mbarë bota, prej tyre 3 premiera botërore të cilat shfaqen për herë të parë para publikut Kosovar para se të shfaqen kudo në botë, si dhe 1 premierë ndërkombëtare, 1 premierë Europiane, 4 regjionale dhe të tjerat premiera Kosovare, të gjitha do të shfaqen për publikun Kosovar për herë të parë.

“The kite that flies on its own” film nga Gjermania, si dhe “Tisa” dhe “Once upon a time in Kosova” - filma nga Kosova janë titujt e premierave botërore të cilat do të shfaqen në programin Middle - Length, bashkë me projekte tjera nga vende të ndryshme të botës si nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra, Belgjika, Irani, Israeli, Republika Çeke, dhe nga Kosova. Të gjithë filmat në këtë program do të garojnë dhe vlerësohen nga juria ndërkombëtare për të marrë çmimin Silver Goddess (Hyjnesha e Argjendtë).

Më poshtë gjeni lineup-in e plotë për programin Middle Length në PriFest 2017:

1. KITE THAT FLIES ON ITS OWN, Gjermani, Premiere Botërore

2. ONCE UPON A TIME IN KOSOVA, Kosovë, Premiere Botërore

3. TISA, Kosovë, Premierë Botërore

4. THE MIGHTY BIGORNE, Francë, Premierë Ndërkombëtare

5. AVA IS GOING TO BE AN ORPHAN, Iran, Premiere Europiane

6. CONFECTION, Britani e Madhe, Premiere Regjionale

7. THE ISLAND, Republika Çeke, Premierë Regjionale

8. SPARTA, Francë, Premirë Regjionale

9. DOT, Gjermani, Premierë Regjionale 1

0. NAKED, Israel, Premierë Kosovare

11. LA FEMME ET LE TGV, Zvicër, Premierë Kosovare

12. THE SUMMER MOVIE, Francë, Premierë Kosovare

13. TERRIER, Gjermani, Premierë Kosovare Audienca e PriFest këtë vit nga data 13-20 Korrik, do të mund të shikojë filma në hapësirat e Teatrit Kombëtar (dy salla), Kinema nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Kino ABC dhe në Kinemanë tjetër nën qiellin e hapur te Amfiteatri i Muzeut Kombëtar, derisa biletat do të kushtojnë 3€ dhe mund të blihen te biletorja e Teatrit Kombëtar dhe Kino ABC-së.

Mundësi tjetër shumë e mirë për të apasionuarit ndaj filmit që të blejnë Kartelën “All in one” e cila ju mundëson që për 10€ të shikohen gjithsej 76 filma të festivalit. Për të marrë këtë kartelë mund të na shkruani online në [email protected] apo të thërrisni në zyren e festivalit +38138221144. Në ditët në vijim PriFest do të publikojë edhe titujt e filmave në programet tjera, andaj ju ftojmë që të rezervoni datat, dhe të përgatitemi për një javë plot filma, debate dhe aktivitete tjera që do t’i japin kryeqytetit, Prishtinës, një freski tërësisht unike në mes të verës. Zëri