Xhevat Latifi, fitues i çmimit 'Ora e Astritit'

Kultura June 21, 2017 - 15:23

Me poezinë "Shkupi dhembja që s’po pranë!", Xhevat Latifi nga Gjilani, doli të jetë fitues i konkursit letrar "Ora e Astritit", organizuar nga Klubi Letrar "De Rada", në Ferizaj.

Konkursi ishte organizuar në kudër të ditëve të kulturës që tradicionalisht mbahen nga 12 deri më 20 qershor, për ndrë të Ditës së Çlirimit, 12 qershor 1999, raporton "Zeri.info".

Ky konkurs letrar, me emrin e poetit dhe dëshmorit Astrit Bytyçi u organizua për herë të parë dhe sipas drejtorit të Drejtorisë Komunale për Kulturë, Naim Feratit dhe udhëheqësve të Klubit Letrar "De Rada" do të jetë tradicional. Juria profesionale e përbërë nga Zyrafete Shala, studiuese e letërsisë, Ramadan Musliu, poet dhe kritik letrar dhe Bardh Frangu, shkrimtar dhe publicist, kanë vlerësuar me cmimin e parë poezinë "Shkupi, dhembja që s’po pranë!" , të poetit Xhevat Latifi.

Juria çmimin e dytë ia ka ndarë poezisë "Ende", të autorit Petrit Nika, raporton "Zeri.info".

Me çmimin e tretë ka shpërblyer poezinë "Mall për baladën tonë", të Zejnepe Rexhepit, ndërkaq çmimi "Pena e re" i ka takuar krijueses së re Doruntina Aliu, me poezinë "Hamletti i shekullit 21".

Në orën e madhe letrare që u organizua me këtë rast, ishin të pranishëm autorët e përzgjedhur nga të gjitha hapësirat shqiptare. /ZËRI/