Prishtinasja bestseller me librat anglisht në Amazon

Kultura June 15, 2017 - 16:31

Doruntina Hoxha nga Prishtina ishte e ftuara e radhës në emisionin JETA.

Hoxha, me profesion juriste, tash e gjashtë muaj ka vazhduar të merret me ëndrrën e saj - shkrimin.

Edhe pse e lindur dhe rritur në Prishtinë, që e vogël ajo filloi të shkruante në gjuhën angleze.

Zhanri fantazi është ai që Doruntina pëlqen më së shumti.

Për pesë muaj arriti të bëhej bestseller në Amazon duke shitur 10 mijë kopje të librave të saj.