Gjashtë filma që flasin për fuqinë e grave

Kultura June 14, 2017 - 19:32

Bota e filmbërësve mund të jetë e dominuar nga meshkujt. Ata janë në shumicë regjisorë, skenaristë, drejtor fotografie, e kanë edhe pozita të tjera, por në kinematografi kanë zënë vend edhe disa filma që u dedikohen grave. Veçohen disa prej tyre, që rrëfejnë për aftësitë, të drejtat e kontributin historik të grave. Më poshtë mund të lexoni për disa nga filmat më të famshëm me këtë tematikë.

“Hidden Figures”

Filmi “Hidden Figures” flet për tri gra të shkëlqyera afro-amerikane në NASA - Katherine Johnson (Taraji P. Henson), Dorothy Vaughan (Octavia Spencer) dhe Mary Jackson (Janelle Monáe), të cilat shërbejnë si tru në njërin prej operacioneve më të rëndësishme në histori. “Hidden Figures” është një film biografik amerikan i vitit 2016  me regji të Theodore Melfi dhe i shkruar nga Melfi dhe Allison Schroeder, bazuar në librin me të njëjtin emër nga Margot Lee Shetterly.

“Women Who Make America”

Filmi “Woman Who Make America” është një film dokumentar i realizuar katër vite më parë, në 2013. Ky dokumentar përpiqet të tregojnë historinë se si gratë kanë formuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë njëqind e pesëdhjetë viteve të fundit me anë të fuqizimit politik dhe personal. Filmi është i ndërtuar nga arkivi i intervistave të përfunduara për Makers.com në internet. Dokumentari përfshin bisedime me lideret e lëvizjes Gloria Steinem dhe Eleanor Holmes Norton, si dhe me ata që e kundërshtonin këtë përpjekje. Oprah Ëinfrey, Ellen DeGeneres, Katie Couric dhe Hillary Clinton ofrojnë në këtë dokumentarë  historitë e tyre personale. Kjo e fundit pati gjasë gjatë vitit 2016 edhe t’i fitonte zgjedhjet dhe të bëhet gruaja e parë presidente e SHBA-ve, por u mund nga presidenti aktual, Donald Trump.

“Half The Sky”

Filmi “Half The Sky” mëton ta kthej opsesionin në një mundësi për gratë në botë. Ky është një dokumentar i realizuar në 2012. “Half The Sky” ka dy
episode. Dokumentari është filmuar në dhjetë vende të botës. Kjo seri  xhirimesh prezanton gratë që janë duke luftuar me disa nga rrethanat më të vështira shtypëse, në vende të ndryshme. Filmi bazohet në librin e Nicholas Kristof dhe Sheryl WuDunn botuar nga Knopf në shtator 2009. Libri argumenton se shtypja e grave në mbarë botën është "sfida më e madhe morale" e kohës së tanishme, ashtu si lufta kundër skllavërisë ishte në të kaluarën. “Half The Sky” trajton problematika si përdhunimi, edukimi e morali.

“Miss Representation”

“Miss Representation” është një dokumentar i realizuar në vitin 2011. Ky film përpiqet të shpjegojë se si rrjedha e medias shpesh përçmon portretizimet e grave në pozitat e lidershipit. Filmi ndërthur tregimet nga vajzat adoleshente me intervista provokative, për të dhënë një vështrim brenda medias dhe mesazhin e tyre. Motoja e filmit, "Ju nuk mund të jeni ajo që nuk mund ta shihni", nënvizon një mesazh të nënkuptuar që gratë e reja kanë nevojë dhe duan modele pozitive dhe se mediat deri më tani kanë lënë pas dore mundësinë e tyre unike për t'i siguruar ato. Filmi përfshin një fushatë veprimi sociale për të adresuar ndryshimet në politikë, arsim dhe thirrje për biznesin me përgjegjësi shoqërore. Filmi solli shumë lëvizje pozitive dhe inkurajon ata që e shikonin të zotohen kundër keqinterpretimeve gjinore.

“It’s a Girl”

“It’s a Girl” është gjithashtu një dokumentar i realizuar në vitin 2012. Ky dokumentar tregon traditat kulturore që ndikojnë në diskriminim gjinor dhe dhunë ndaj grave në Indi dhe Kinë. Filmi fillon me një grua indiane që qëndron në varreza duke treguar historinë e saj. Tetë herë, ajo mbeti shtatzënë, duke shpresuar për një djalë. Tetë herë, një vajzë lindi. Tetë herë, ajo mbyti vajzën e saj dhe e varrosën. Ajo qesh me nervozizëm ndërsa flet.  "Gratë kanë fuqinë për të dhënë jetë," shpjegon ajo, "dhe fuqinë për ta hequr atë".

“Blind Mountain”

Filmi “Blind Mountain” i takon zhanrit dramë dhe është realizuar në vitin 2007. Premtimi i një pune të paguar mirë sjell një grua e re kineze në një telash të tmerrshëm në këtë dramë. Bai Xuemei zgjohet në një fshat të largët ku ajo është shitur për një martesë të padëshirueshme, gjë që është skllavëri e maskuar.