Sot nis në Pejë Panairi i Librit

Kultura June 12, 2017 - 11:33

Panairi i 4-të i librit në Pejë do të hapet sot dhe do të zgjasë deri më 16 qershor. Me mbështetjen e institutit “Junus Emre” në Pejë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sportit ky panair organizohet nga Komuna e Pejës, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport si dhe biblioteka rajonale “Azem Shkreli”.

Panairi do të hapet në qytetin e Pejës në ora 11:00. Në panair, përveç pjesëmarrësve nga Kosova, Shqipëria, Turqia dhe Ballkani, pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, medieve dhe lexuesve të librit.

Në panairin tanimë tradicional, përveç shtëpive botuese nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova, do të marrin pjesë edhe botimet si “Türkçem”, “Imza” BAL-TAM të shoqatës së shkrimtarëve turq të Kosovës.

Po ashtu vizitorët do të mund t’i gjejnë edhe botimet e institutit “Junus Emre” si dhe shumë tituj të përkthyer nga turqishtja në gjuhën shqipe. Gjithashtu do të mbahet paneli me temën “Botimet dhe shtëpitë botuese në Kosovë dhe Ballkan”. 

Në ditën e parë të panairit, në ora 15:00, në Kuvendin Komunal në Pejë do të mbahet paneli “Botimet dhe shtëpitë botuese në Ballkan dhe Kosovë”.

Paneli do të udhëhiqet nga Prof. Dr. Jeton Kelmendi dhe folësit Daut Demaku, Flora Brovina, Zeynel Beksaç dhe Prof. Dr. Nimetullah Hafiz, ndërsa pjesëmarrës në këtë panel do të jenë Prof. Dr. İrfan Morina, Enver Baki, Arif Bozacı, Agim Rıfat Yeşeren, Ethem Baymak, Nuran Malta, Dr. Taner Güçlütürk, Raşit Hanedan, Sümeye Cenolar si dhe shumë poetë dhe shkrimtarë të tjerë.