Nuk ka kthim në normale

Kultura June 09, 2017 - 13:08

Stacion– Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë, prezanton ekspozitën e parë të Nina Valerie Kolowratnik, në bashkëpunim me Vala Osmanin dhe Albert Hetën. 

Ekspozita “Nuk ka kthim në normale” ka të bëjë në lidhje me realitetet hapësinore të pretendimeve pronësore, okupimit dhe shkëmbimit të "shtëpive” dhe është ndërtuar mbi propozimin fillestar të projektit hulumtues, i zhvilluar dhe zgjeruar përbrenda hulumtimit dhe terrenit të përfshirë në projekt, për interesin e institucionit dhe ekipit bashkëpunues, për të ofruar qasje dhe për të prodhuar informata publike për fushat dhe çështjet e lokalizuara përtej bazës mbizotëruese të njohurive dhe përtej kanaleve të qasshme të shpërndarjes së informatave. 

Struktura e tanishme e projektit përfshin dokumentimin e hulumtimit, analizën dhe bashkëbisedimet e përzgjedhura nga Prishtina, Mitrovica dhe Mitrovica Veriore. 

Duke i parë shembujt e përzgjedhur të këtyre banesave dhe shtëpive familjare në Prishtinë dhe në Mitrovicën Veriore të sotme, ekspozita shfaqë zgjidhjet e imponuara dhe zgjedhjet e pavarura të ndërmarra ndërmjet individëve dhe nga menaxhimi i asistuar i administrimit të pronave, bashkë me domosdoshmërinë e të drejtuarit para dhe prapa dhe ndërmjet këtyre zgjidhjeve, për të siguruar të drejtën e vazhdueshme të pronës dhe të zotërimit të pronës. 

Përgjatë 18 viteve të fundit, marrëveshjet dhe transaksionet private mbuluan atë që mekanizmi ligjor i menaxhuar ndërkombëtarisht dhe i zhvilluar posaçërisht për të mbrojtur dhe rikthyer pronat banesore të humbura nuk arriti të sigurojë, për shkak të mos ekzistencës në periudhën që pasoi luftën, reagimit të kufizuar të aparatit të tij burokratik në periudhën e pasluftës, resurseve të pamjaftueshme financiare për adresimin e pronave të dëmtuara dhe të shkatërruara, dhe mungesës të fuqisë të paanshme ekzekutive për zbatim të vendimeve brenda vakumit politik në rastin e Veriut të Kosovës. 

Ekspozita është pjesë e një hulumtimi të vazhdueshëm të cilin Nina Valerie Kolowratnik e filloi në kuadër të rezidencës Westbalkan Calling, në shtator të vitit 2016-tës, në bashkëpunim me Vala Osmanin dhe Albert Hetën nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. 


Projekti dhe procesi i hulumtimit u mbështet nga një numër i institucioneve partnerëve dhe individëve që punojnë në realitete komplekse shoqërore dhe politike, duke e bërë këtë projekt rezultat të drejtpërdrejtë të një procesi bashkëpunues me kontribute të shumëfishta.