Sonte në Kinemanë ABC, shfaqet dokumentari për Arif Vladit

Kultura May 27, 2017 - 15:55

Sonte në kinemanë “ABC” në Prishtinë, jepet premiera e filmit dokumentar “Zëri i këngëve lapidare” që i dedikohet “Mjeshtrit të Madh” të muzikës, Arif Vladit, i autorit Ilir Shaqiri, gazetarit Besart Galica, si dhe regjisorit Blerdi Malushi.

Filmidokumentar “Zëri i këngëve lapidare” është prodhim i RTK-së, i cili ngërthen në vete krijimtarinë artistike të artistit Arif Vladi, që nga vendlindja e tij në Lurë, Peshkopi e deri në Tiranë. Në këtë dokumentar 52 minutësh, kanë folur bashkëpunëtorët e Arif Vladit ndër vite që nga kënga e tij e parë e deri tek këto të fundit. Theks të veçantë këtij filmi dokumentar, I jep babai i Arif Vladit, Demir Vladi, i cili edhe pse në moshë të shtyer 98 vjeç, tregon historinë se si e përkrahu të birin, që t’i këndoj Kosovës, pasi sipas tij, kosovarët janë trima e patriot të shquar. Në dokumentar paraqiten edhe figura të tjera të njohura të botës së artit e të cilët ngrisin lartë figurën artistike të Arif Vladit, si një njeri i vlerave dhe një nga kontribuesit e motivimit të djemve të ri kosovarë për t’iu bashkangjitur luftës së shenjtë të shqiptarëve, UÇK-së.

Filmi dokumentar transmetohet sonte me fillim nga ora 20, në kinemanë “ABC” në Prishtinë, si dhe do të jepet drejtpërdrejt në RTK1.