Vepra e kompozitorit Kelmendi interpretohet në SHBA

Kultura May 24, 2017 - 17:02

 Vepra “Ater Umbra” e kompozitorit kosovar Memeli Kelmendi do të interpretohet në SHBA, konkretisht në festivalin e njohur “Piccolo Spoleto Festival”, shkruan "zeri.info".

Lajmin e ka konfirmuar vet Kelmendi, përmes rrjetit social Facebook. Këtu mund të lexoni postimin e tij të plotë. “Sapo më erdhi lajmi tjetër dhe shumë i rëndësishëm për mua.

Vepra "Ater Umbra" kësaj radhe do të interpretohet në SHBA konkretisht në festivalin e njohur "Piccolo Spoleto Festival" në St. Philips Episcopal në Çarlston të SHBA-së. Vepra do të interpretohet nga kori fitues "Cobra Chorale" dhe do të dirigjohet nga William Bennett (fitues i shumë çmimeve me korin "Cobra Chorale" dhe fitues i shumë çmimeve si dirigjent në Amerikë).

Ky është një kor i mrekullueshëm dhe një kor shumë i njohur në SHBA, ku në repertuarin e këtij kori përfshihen vepra të të gjitha stileve muzikore dhe veçanërisht vepra të kompozitorëve të shek XX- XXI. Në linkun e mëposhtëm e keni një analizë shumë interesante të veprës "Ater Umbra" nga këndvështrimi i dirigjentit Bennett”, shkruan Kelmendi. Zëri.